Njoftime

Serum anti-akne



Krijuar nga: Arbjola Xhezairi

Serum për pastrimin e fytyrës dhe parandalimin e akneve.
Aplikojeni tek zona ku shihni shenjat e para të skuqjes për të parandaluar krijimin e puçrrës, irritimin, shtimin bakterial dhe për të lejuar një rrjedhje korrekte te kanalit dhjamor. Përthanë puçrrën e krijuar, hidraton, antibakterial, qetësues duke lehtësuar plagën dhe stimuluar rigjenerimin qelizor.

🍯100 % Formule Bio. Përbërës 100% të kontrolluar dhe të certifikuar Bio.🍯
Ky serum lufton bakteret që shkaktojnë puçrra, ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt nga lëkura dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës, të cilat mund të bllokojnë poret. Përbërësit e tij parandalojnë mbylljen e poreve dhe eliminojnë aknet.
Përdorimi: Përdoreni pas larjes së fytyrës. Prisni që serumi të përthithet para se të aplikoni kremin e natës. Serumi mund të përdoret disa herë brenda ditës. Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë ne dritën e diellit pas aplikimit të serumit.
Serumi përmban vajin e jojobes që konsiderohet vaji magjik për fytyrën tuaj pasi është ideal për çdo lloj lëkure. Për lëkurat e yndyrshme eliminon yndyrën e tepërt duke stabilizuar yndyrën e në lëkurë që të ketë sasinë e nevojshme që i duhet një lëkure perfekte, kurse për lëkurat e thata i jep fytyrës hidratimin qe i mungon dhe yndyrën e nevojshme që i duhet që të jetë në gjendjen e saj ideale. Bashkë me vajin e jojobes pasurohet edhe me vajrat kurativ te tjerë qe e bëjnë kështu eliksirin e bukurisë dhe kurën ideale për lëkurën tuaj.