Media & PR

Mimoza Rata, Kukës



Ajo ka filluar të merret me punime artizanale që në moshën 18-vjeçare, duke punuar qilima në vek, ku hodhi hapat e parë në artin tradicional. Me kalimin e viteve, kjo përvojë u shndërrua në pasion dhe profesion.

Sot, Mimoza merret me realizimin e veshjeve kombëtare të të gjitha krahinave, duke ruajtur autenticitetin, motivet tradicionale dhe vlerat kulturore që i karakterizojnë ato. Pasioni i saj për gjërat antike dhe të vjetra e frymëzon vazhdimisht dhe e lidh ngushtë me historinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Çdo punim i saj përfaqëson përkushtim, respekt për traditën dhe dashuri për artin e dorës. 

Instagram: Veshje.tradicionale_