Marie Shkjau
Marie Shkjau ka ngritur një grup informal të
grave në Qerret të Pukës. 'Qerret Women Group' prodhon më shumë se 30 produkte
të ndryshme që përgatiten me materiale të papërpunuara lokale, të tilla si
reçelra, fruta të thata, pije alkool me fruta dhe lëngje, çajra, etj. Marie ka
punuar mësuese dhe agronome në të shkuarën
dhe tani është pensioniste. Por Maria është një pensioniste shumë
aktive. Vitet e fundit Maria i është përkushtuar zhvillimit të zonës përmes
forcimit të grave rurale. Po ashtu Maria dhe familja e saj kanë ngritur një
guesthouse ku pret dhe percjellë me dhjetra e qindra turistë çdo vit.
Ajo është nënë e pesë vajzave, katër nga të
cilat pas martesës janë jarguar në Tiranë dhe vende evropiane. Vetëm vajza më e
re jeton me Marie dhe burrin e saj.
Në bujtinën 'Devin' turistët gjejnë kushte
shumë të rehatshme akomodimi dhe ushqime organike delikate.