Manjola Lloja
Manjola, dikur prezantuese në programet për fëmijë në RTSH, u shkëput nga bota e televizionit për të ndjekur rrugën e biznesit. Prej pesë vitesh, së bashku me motrën Anisa, me profesion arkitekte, mori insiativën të ngrinte të parin dyqan që bashkon artizanët dhe produktete e tyre nga e gjithë Shqipëria. ‘Nji Mar, Nji Mrapsht’ është kthyer në ‘shtëpinë’ që ka bashkuar të gjithë artizanët. Shumë shpejt dyqani do të rekomandohej nga prestigjiozja amerikane “New York Times”si ‘dyqani që duhet vizituar patjetër nga turistët që vizitojnë kryeqytetin shqiptar. Rrugëtimi nisi në 2014 me vetëm 3 artizane, ndërsa sot dyqani bashkëpunon me 230 të tillë. Me dëshirën për të sjellë në treg punime alternative artizanale motrat janë kujdesur për të përfshirë artizanë të moshave, gjinive e prejardhjeve të ndryshme, që ofrojnë nga produktet artizanale të traditës e deri tek moderëntë dhe të kohës, duke u kujdesur edhe në edukimin e publikur për nevojën e mbrojtjes së mjedisit, nëpërmjet sjelljes në së një game të gjerë produktesh prej materialesh të ricikluara.