Anëtarët

Nerajda Dado



Nerajda Dado është themeluese e “Carrot’s Art”. Pasionin e saj për artin, pikturën, të bukurën, ajo e ka kthyer në një sipërmarrje fitimprurëse, duke realizuar punime të ndryshme artistike të personalizuara sipas dëshirës: karikatura digjitale të personalizuara, aksesorë, vëth, varëse me një stil krejtësisht unik, të frymëzuar nga vepra ikonike të piktorëve të famshëm, me motive floreale, dekorative etj. Nerajda ka përfunduar studimet në Universitetin e Arteve për Pikturë, Dega: Fashion Design”. Ka mbi 12 vite që merret me krijimin e dhuratave të personalizuara, ndërsa para 3 vitesh solli në jetë “Artin e Karotës”, sipërmarrje të cilën ajo i është dedikuar plotësisht. Nisi si një dëshirë për të bërë një dhuratë të veçantë për mikeshën e saj, për të vazhduar më tej si një nga punimet artistike më të kërkuara aktualisht: karikaturat e personalizuara. Personazhe të famshëm, dhe jo vetëm, i gjen të skicuar në karikaturë duke filluar nga objekte prej druri, deri në një shishe vere apo ndriçues. Krahas karikaturave të personalizuara, Nerajda krijon edhe bizhuteri me karikatura apo piktura të piktorëve të famshëm. Të gjitha punimet janë krijime të personalizuara për klientët.