PANAIRI “GRATË NË BIZNES” 2018
Ambasada Holandeze në Tiranë në bashkëpunim me shoqatën ‘’Together for Life’’ dhe Network-un E Grave Sipërmarrëse të Shqipërisë (NAWE) organizuan panairin “Gratë në Biznes” event dedikuar grave në biznes. Ky panair mblodhi së bashku gra sipërmarrëse, iniciatore të bizneseve sociale, shoqërinë civile dhe partnerë të tjerë në një ambient inspirues dhe ndërlidhës. Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Dewi van de Weerd, mirëpriti të ftuarit dhe theksoi përpjekjet e Holandës për të promovuar një kulturë të qëndrueshme të sipërmarrjes, e cila inkurajon sipërmarrjen e grave si çelësin për rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse. Ajo u shpreh: ‘’Interesimi I lartë të cilin patëm përgjatë organizimit të këtij eventi tregon se gratë dëshirojnë të zhvillohen, të ndërlidhen dhe të bashkëpunojnë në një model biznesi- për – biznesin. Unë besoj se vendi është dukshëm duke kapërcyer kufizimet e së shkuarës të cilat tradicionalisht kanë penguar gratë sipërmarrëse’’. Eventi u përshëndet gjithashtu nga ZV/Kryeministrja, znj. Senida Mesi, si dhe nga Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, znj. Sonila Qato. Shfaqja e dokumentarit “Rruga” nga artistja Holandeze Su Tomesen mbi shitësit e rrugëve tërhoqi vëmendjen dhe krijoi diskutime mbi mënyrat rreth përmirësimit të një situate të tillë. Libri i Elizabeth Gowing “The Silver Thread” u prezantua gjithashtu nga autori. Ajo përshkroi udhëtimin e filigranit nëpër Ballkan dhe lulëzimin e saj në Stamboll, në qytetet Shqipërisë deri në malësitë e vendit.