Media & PR

Zejnepe Gjuni, Kukës


Rrugëtimi i saj nisi me vizatimin, të cilin më pas e shndërroi në qëndisje, duke e kthyer gradualisht pasionin në profesion falë përkushtimit dhe durimit.

Prej 6 vitesh, Zejnepja drejton biznesin e saj artizanal, ku vit pas viti ka punuar me përkushtim të madh, duke përballuar sfida që i kanë shërbyer si mësime të vlefshme profesionale dhe personale. Ajo është një krijuese që vlerëson kreativitetin dhe realizon çdo punim me pasion, duke vendosur fillimisht kënaqësinë e saj ndaj punës dhe më pas atë të klientit.

Zejnepja i qaset çdo porosie me besim dhe siguri, duke i besuar fillimisht vetes dhe aftësive të saj. Ajo ka zhvilluar aftësinë për të realizuar çdo ide që lind fillimisht në letër dhe më pas merr formë në copë. Punimet e saj flasin vetë, pasi çdo krijim realizohet natyrshëm dhe me kujdes, duke sjellë gjithmonë rezultate të kënaqshme.

Klientët e saj janë vazhdimisht të kënaqur, gjë që e motivon të vazhdojë përpara. Në punën e saj, ajo përfshin herë pas here edhe elementë riciklimi, duke i shndërruar materialet e ricikluara në vepra arti. Me pasion, përkushtim dhe punë të palodhur, Zejnepja ka arritur aty ku është sot.

IG: Qendistari Zejnepe