Julinda, Kurbin
Ne jemi një biznes i vogël i përbërë nga dy
zonja, që ofron punime artizanale 100% të realizuara me dorë, me fokus në
cilësi, estetikë dhe detaje unike. Çdo produkt krijohet individualisht, duke
përdorur materiale të përzgjedhura me kujdes dhe teknika artizanale, për të
garantuar qëndrueshmëri dhe vlerë të veçantë.
Ofrimi ynë përfshin çanta unike dhe
qëndisje të personalizuara sipas dëshirës suaj – nga foto personale, emra, deri
te dizajne speciale që e bëjnë çdo produkt një kujtim të paharrueshëm. Çdo
punim është handmade, unik dhe i realizuar me pasion dhe përkushtim ndaj
cilësisë dhe bukurisë.
Çdo porosi trajtohet me korrektësi dhe
profesionalizëm, duke respektuar standardet më të larta të punës dhe afatet e
dakorduara.
Qëllimi ynë është të ofrojmë produkte të
veçanta, të punuara me dashuri dhe seriozitet, duke promovuar artizanatin
handmade dhe bukurinë e punës së bërë me dorë.
📥Instagram:
hand_made.jl
📞 +355
68 383 0062