Satbere Qinami
Ajo merret me realizimin e veshjeve
kombëtare, punimeve artizanale tradicionale dhe moderne, si dhe me punime me
lesh.
Satbetja ofron shërbime qepjeje në makinë
qepëse, riparime dhe rregullime veshjesh, si edhe riciklim dhe riaranzhim
veshjesh për t’u dhënë atyre jetë të re. Puna e saj karakterizohet nga
përkushtimi, saktësia dhe dashuria për artizanatin, duke ruajtur traditën dhe
duke e ndërthurur atë me ide kreative bashkëkohore.
Çdo punim realizohet me kujdes dhe cilësi të lartë, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e klientëve.