Ermenita Kotarja, Kukës
E udhëhequr nga dëshira për të trashëguar
brez pas brezi punimet e dorës, ajo ruan dhe zhvillon traditën e qëndisjes,
punimeve me grep dhe shtiza, të trashëguara nga gjyshet dhe nënat tona.
Për të forcuar aftësitë e saj profesionale,
Ermenita ka ndjekur trajnime të ndryshme në punimet e leshit, si shajaku dhe
felti, si dhe trajnime për prodhimin e sapunit bio me vaj ulliri. Ajo është e
pajisur me certifikata në rrobaqepësi, teknikën e shajakut dhe feltit,
prodhimin e sapunit dhe njohuritë kompjuterike. Gjithashtu mban titullin Ndihmës
Mjeshtre, ndërsa në muajin Nëntor ka marrë titullin Mjeshtre.
Që prej Tetorit 2022, Ermenita ka hapur një
dyqan artizanal ku punon së bashku me nënën e saj. Punimet e realizuara
përfshijnë veshje tradicionale të Lumës, të qëndisura tërësisht me dorë, si dhe
aksesorë artizanalë si çanta, vathë, varëse, qeleshe dhe sapunë artizanalë.
Çdo punim është unik dhe përfaqëson
përkushtimin, dashurinë dhe respektin për traditën dhe trashëgiminë kulturore
shqiptare.