Blerina Vata, Kukës
Prej 5 vitesh merrem me qëndisje të
personalizuara në gjergjef, një art që e realizoj tërësisht me dorë dhe me
shumë përkushtim. Punoj online përmes faqes ide_gjilpere_dhe_pee, ku
ndaj pasionin tim për punimet unike dhe të veçanta.
Punimet e mia përdoren kryesisht si dhurata
për ditëlindje, dasma, fejesa dhe festa të ndryshme si 7–8 Marsi. Një pjesë e
materialeve që përdor janë të ricikluara, duke i dhënë jetë të re pëlhurave dhe
elementeve të tjera, sepse besoj se arti mund të jetë edhe miqësor me mjedisin.
Çdo punim është unik, i realizuar me dorë,
dhe për këtë arsye vlerësohet shumë nga klientët e mi.
Faleminderit që mbështesni artin e punuar me zemër 🤍
0684562758