Media & PR

Politikat publike për fuqizimin e grave në Shqipëri


Cilat janë politikat dhe programet që synojnë fuqizimin e grave dhe vajzave në Shqipëri dhe sa efektive janë ato në adresimin e sfidave me të cilat përballen gratë dhe vajzat, nga aksesi në tregun e punës deri te hendeku gjinor në paga? Ju ftojmë të ndiqni podkastin me moderatore Mirela Milori dhe eksperten ligjore Iris Aliaj, i cili trajton rolin dhe ndikimin e politikave publike në fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave në Shqipëri. Ky podkast bazohet në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të raportit më të fundit të Together for Life (TFL), “Fuqizimi Ekonomik dhe Social i Grave në Shqipëri – Analizë e efikasitetit të politikave dhe fondeve publike”, i cili vlerëson kornizën ligjore dhe institucionale, politikat publike në fuqi, si dhe impaktin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në adresimin e pabarazive dhe në zgjerimin e mundësive për gratë dhe vajzat. 📊 Diskutimi sjell në vëmendje politikat e dedikuara dhe efektin e tyre real te gratë dhe vajzat sot. Podkasti është përgatitur nga Together for Life në kuadër të Programit të Mbështetjes Themelore, i mbështetur financiarisht nga Ambasada Suedeze në Tiranë.

https://www.youtube.com/watch?v=_X7Nc1QUC7Y&feature=youtu.be