Dorina Muhaj, një artiste që qëndis në letër
Punimi
i parë i saj u frymëzua nga një pullë
poste e vitit 1967, nga pullat e postës që koleksiononte bashkëshorti i saj nga
Posta Shqiptare, për t’u kthyer më vonë në një sipërmarrje të mirëfilltë: “Bota
magjiplotë e letrës”, një sipërmarrje që ka si fokus prodhimin e produkteve
artizanale, ku më unikja është realizimi nëpërmjet letrës i kostumeve
popullore.
Vendosmëria
për të ngritur një biznes erdhi pikërisht në një moment kritik, kur Dorina u
gjend përballë papunësisë së papritur.
Gazetare
në profesion, Dorina ka zgjedhur t’i dedikohet sipërmarrjes së saj, me dëshirë
të ndajë me botën pasionin për punimet artizanale dhe punën e saj.
“Bota
magjiplotë e letrës” vendosi të ishte emri i biznesit të sapokrijuar, për të
simbolizuar kështu lëndën e parë, morinë e pafund të ideve dhe te efektit
emocional që jep procesi i krijimtarisë.
“Punimet e dori kam dashuruar që fëmijë, një
dashuri e ushqyer nga mami. Gjithmonë bëja ndonjë sajim për të krijuar dhurata
të veçanta. Më pëlqente dhe më pëlqen akoma shumë ndjesia që të krijon puna e
dorës dhe një dhuratë për të cilën ke harxhuar kohë për ta bërë. Për disa vite
kam bërë punë të ndryshme, por para dy vitesh gjërat ndryshuan, kur s’kisha më
një punë. Më në fund gjeta guximin për të krijuar diçka me punimet “quilling”,
arti i filigranëve ose shiritave të letrës.
Punimi më dallues
dhe unik është ai i realizmit të kostumeve popullore. Ideja më erdhi nga pullat
e postës që koleksiononte bashkëshorti, mbi të cilat kishte skica të kostumeve
popullore të ndryshme.
E nisa me një
veshje të zonës së Kukësit, nga një pullë poste e vitit 1967. U pëlqye shumë
dhe s’e mendoja që do punoja sa e sa të tjera. Ky punim i realizuar me shumë,
shumë dashuri po bën xhiro nëpër botë.”