Media & PR

Rritja e dhive është një burim i rëndësishëm të ardhurash, quhen ndryshe edhe "ATM"


 

 

“Fshati është i bukur për t’u parë dhe qëndruar dy-tre orë”, thotë Artjola, “por nëse jeton këtu është shumë i vështirë”.


Artjola është në mesin e 60 grave fermere, pjesë e programit Gwess “Sinergji për vajzat dhe gratë”, të cilat janë trajnuar “Si të nisin një biznes apo sipërmarrje/ Si të përgatitin një plan biznesi”, projekt që synon të përmirësojë mirëqenien social-ekonomike të grave rurale.


Biznesi i saj i vogël përfshin rritjen e dhive. Në kuadër të programit ajo mori 4 dhi. Artjola tregon se rritja e kafshëve të imëta nuk është e vështirë, por që duan angazhim rreth tyre gjatë tërë vitit.


 “Nuk kisha pasur kurrë dhi. Në fillim ishte e vështirë, është si të kesh një fëmijë. Familja ime dhe unë i jemi mirënjohës ambasadës hollandeze. Unë kujdesem shumë mirë për këto dhurata të çmuara për familjen time."


Rritja e dhive është një burim i rëndësishëm të ardhurash. Në fakt, dhitë quhen ndryshe edhe "ATM". Artjola gjeneron të ardhura duke shitur qumësht, nënproduktet e tij, mish edhe keca.Përveç shitjeve, dhitë janë një begati edhe përtavolinën e familjes, por gjithashtu plehu i tyre është shumë i dobishëm edhe për tokat. Kjo i lejon ata të rrisin me bollëk perime të pasura me vitamina, t'u sigurojnë fëmijëve të tyre ushqime më të shëndetshme dhe burime të vlefshme proteinash nga mishi dhe qumështi i dhisë dhe të përmirësojnë praktikat e bujqësisë miqësore me natyrën.


Një mënyrë mjaft e lirë dhe me kosto efektive për të pasur qumësht të freskët në tryezën e darkës çdo ditë, vlera e tij është e barabartë me atë të qumështit të nënës. Mendimi i shumicës së njerëzve për shijen e keqe dhe erën specifike të tij është i gabuar. Përmbajtja e yndyrës së qumështit të dhisë, e cila mund të ruhet për një kohë të gjatë edhe pa frigorifer, është më e lartë se qumështi i lopës dhe arrin në 4-6%.


Kefiri, kosi, gjiza, djathi, gjalpi janë produkte shtëpiake që do të jenë gjithmonë një shtesë e dobishme për familjen.


“Anët negative të një dhie janë brirët dhe karakteri i saj. Dhitë konkurrojnë me njëra-tjetrën. Përleshjet janë normë edhe në një tufë të sitemuar mirë”, tregon me të qeshur Artjola.


Shumë gra fermerë të reja me energji po kërkojnë të zgjerojnë tufat e tyre për të përfituar nga një rritje e mundshme e kërkesës.