Media & PR

"Fshati nuk është një vend, është një ndjenjë"


Klodiana ka një ndjenjë të fortë përgjegjësie dhe përpiqet shumë të bëjë më të mirën për të përmirësuar jetesën në fshatin e saj. Ajo është nënë e tre vajzave dhe dita e saj është shpesh e ngarkuar me shumë punë dhe punë, por gjithashtu mbushet me kënaqësi të thjeshta, nga rutina e gatimeve për të voglat e saj deri tek lidhja me natyrën.


Si edhe bashkëfashataret e saj, dita e Klodianës nis shpesh para lindjes së diellit. Pregatit mëngjesin për familjen, një kafe turke për veten dhe dita është përpara.


Dita Klodianës kalon mes shumë angazhimesh, por asnjëherë nuk është lodhshme për të. Si çdo grua e fshatit, ajo ka një lidhje të fortë me tokën dhe gjithçka që prodhon. Një pjesë e madhe e ditës kalon duke kujdesur për kopshtin e saj, që është mbushur me perime dhe lule që ajo ka mbjellë me duart e veta. Ashtu si çdo fidan që rritet, edhe dashuria për këtë tokë është bërë pjesë e saj. Me një shikim të qetë dhe të fokusuar, ajo kujdeset për çdo bimë, që i sjell fryte dhe bukuri përqark.


Por puna e saj nuk përfundon me kopshtin. Ajo ka edhe një stallë të vogël, ku kujdeset për lopët, pulat dhe kafshët e tjera.


Nga porta ku hymë, shtëpia oborri, gjithçka është e sistemuar. Klodi rrëfen se këtë ia ka arritur edhe në bashkëpunim me bashkëshortin.


“Bashkëshortin e kam një ndihmë të madhe. Merremi vesh. Gjithçka e bëjmë bashkë.”


Në kuadër të programit “Sinergji për fuqizimin e grave e grave dhe vajzave”, Klodi ka përfituar disa bidona, të cilët i mbush çdo ditë me qumësht dhe i dërgon në pikën e grumbullimit të fashtit, si dhe një korrëse bari, që ia bën më të lehtë mirëmbajtjen e oborrit.


“Dita është e shkurtër dhe ka ende shumë për të bërë në shtëpi dhe në fushë. Por unë e bëj me kënaqësi dhe jam e lumtur këtu. Jam vajzë dhe nuse këtu në Baldushk dhe s’ka si të jetë ndryshe. Për mua nuk është vetëm fshat, i kam të gjitha emocionet e lidhura me këtë vend”, thotë Klodi.


Nesër është një ditë e re, por punët e shtëpisë dhe puna në ara vazhdojnë për Klodin dhe fermere si ajo.