Artizanati i Ëndrrave, mjeshtre Drandja e vetmja që mund të zbërthejë modelet
Hyjmë në punishten e mjeshtre Drandes, një ndërtesë e lartë njëkatëshe që formon ‘L’ me banesën trikatëshe ende të papërfunduar, dhe që ndodhet në periferi të Shkodrës.
Mbi kokat tona varen turat e leshit
ngjyra-ngjyra, ndërsa në dy stenda të mëdha në fund të sallës ekspozohen disa
nga punimet e punishtes: jastëkë voluminozë leshi me realiev të theksuar me
motive floreale, dekoruar me xhufka voluminoze ngjyra-ngjyra në katër cepat, ccanta
me të njëtin punim si jastikët, por edhe modele të tjera, qilima, rrugica dhe
tapetet të formave, modeleve dhe kombinimeve nga më të ndryshmet janë
“ekspozuar” përkrah njëri-tjetrit.
Katër vegja (tezgjahë) të përmasave
të ndryshme qëndrojnë në qetësi të plotë. Në tre prej tyre dallohen punët e papërfunduara.
Eshte pothuaj mesditë dhe çuditemi
me qetësinë e punishtes. Mjeshtrja Drande që mbërrin në çast na uron mirëseardhjen
dhe na sqaron se punëtoret (tre aktualisht) kanë shkuar të drekojnë në shtëpitë
e tyre dhe të ‘rregullojnë robt e shpis’. Do të kthehen sërish pasdite.
Drande është një grua mbi të gjashtëdhjetat,
me trup të derdhur e të lidhur si një malësore e vërtetë, nga e ka edhe origjinën,
me sy të ccelët që janë gjithë kohës në lëvizje dhe që kapin në ccdo moment
pyetjet apo kuriozitetin e paartikuluar. Ka një zë të shtruar dhe të qetë, por
po aq bindës dhe të sigurt.
Sot ndodhet edhe një mysafir (klient)
i veccantë në punishten e Drandes. Xhoni (ose Gjoni – sipas dialektit shkodran),
i cili ka ardhur të testojë modelet e reja për linjën on-line ‘Po! Paris’.
Drande ëshë gjithë sy e vesh për të
kuptuar kërkesat e francezit, jo thjesht dhe vetëm nëpërmjet shqipjes së tij të
palatuar, por edhe nga gjestet dhe artikulacioni i zërit. Kërkesave të Xhonit për
modelet e reja, mjeshtre Drandja i përgjigjet si me siguri të plotë. Propozon
zgjidhje dhe jep ide të cilat ulin ccmimin e produktit, por që nuk cënojnë cilësinë.
Xhoni duket se e respekton mendimin e Drandes. Kur mjeshtre Drandja kundërshon
propozimet e francezit si të pamundura të realizohen, Xhoni tërhiqet për momentin.
Por pas pak diskutimi rifillon aty ku u ndërpre, derisa si Drandja ashtu si edhe
Xhoni të mbeten të kënaqur me produktin dhe koston e tij.
Por mjeshtre Drandja nuk është
thjesht mjeshtre për të zbërthyer dhe realizuar modelet e ndërlikuara të Xhonit
apo porësitësve të tjerë, të cilët vijnë edhe nga Italia apo Gjermania.
Pyetjes se ku i ka siguruar makineritë,
i përgjigjet ‘duke blerë e duke sajuar’. Leta tregon se Nëna e vret mendjen
gjatë gjithë kohës për me gjetë mënyra dhe me saju mjete me realize procese të
caktuara për të cilat nuk ka makineri. “Ja e shihni atë mekanizmin aty?”
Përballë tezgjahut dallohet një
trapan në të cilin është ‘ngulur’ një mekanizëm që përbëhet nga dy kuzhinjeta
dhe një bosht druri mes tyre. Kjo është makinerija që drandja ka krijuar për të
lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e prerjes së fileve të leshit që përdor për
prodhimin e tapeteve, një produkt i ri dhe shumë interesant me të cilin porositësit
nga franca dhe Italia janë shumë të kënaqur. “Kur kemi shkuar në paraire jashtë
vendit produktet tona të tapetit kanë qenë më cilësoret. Nëse do të shkoje tek
tapete që prezantoheshin nga vende të ndryshme të botës dhe tërhiqje me forcë
disa fije ato shkuleshin. Ndërsa tapetet tona ushtro sat ë duash forcë, nuk
hiqet asnjë fije”. Inovatorja edhe të këtë herë është Drandja, e cila ccdo fill
që fut e lidh pararakish, duke e bërë ndoshta pak më lodhshëm dhe të gjatë
procesin e prodhimit të ta[etit po sigurisht më të fortë dhe më cilësor.
Në fund të dhomës dallojmë edhe një
tezgjah më të vogël se të tjerët. “Këtu punohet me katërliq”, shpjegon Leta.
Modelin e kam ‘zbuluar’ para disa kohësh në muzeun e Shkodrës, ku shpjegohej
edhe teknika e punimit. Ia solla nëna Drandes dhe e pyeta nëse mund ta
realizonte. Edhe kjo vegjë (tezgjah) është i përshtatur, është bërë me katërliq
(katërlis). Nëna e realizoi modelin e vjetër.”
Leta na tregon një çantë të sapopërfunduar,
“kjo është bërë me punën katërliq”, tregon. Drande tregon se nuk ka qenë e lehtë
dhe i është dashur kohë të përfundojë atë copë. “Duke qenë model i ri dhe me të
cilin nuk jemi mësuar koha për ta prodhuar është e gjatë, edhe mundimi, ndaj
nuk mund të flitet për kosto sepse është shumë e lartë. Me kalim e kohës dhe
prodhuar vazhdimisht nga modeli i ri, edhe puëtoret ia marrin dorën, duke I bërë
me shpejt dhe kështu edhe kostoja ulet.
Në qetësinë sundon tani në
punishten e Drandes, të duket ccudi kur dëgjon nga Leta se këtu kanë arritur të
punojnë edhe mbi dyzet gra njëherësh kur porositë që kanë mbarritur nga nga
jashtë kanë qenë të mëdha me afate të shkurtra kohe.
Dalina ka zbritur nga Dukagjini dhe prej vitesh punon në
punishten e Dandes. Dikur ka punuar në kooperativë, por edhe me vegjë në shtëpi
për të prodhuar beze për shpërgajtë e fëmiëve, mbulesa apo shtroje për shtëpi.
Këtu e ka perfeksionuar zanatin edhe pse më e moccme se Drandja.
“Drandja është e vetmja që mund të zbërthejë modelet”, pranon
Anila, një punëtore e re në moshë, që ka mbi shtatë vjet punon aty. Është e kënaqur
me mundësinë që i jepet për të punuar. Punishtja e Drandes ndodhet pranë shtëpisë
së saj dhe ajo mund të shkëputet e të shkojë të kujdeset edhe për fëmitë gjatë
ditës. “Është mundësi e mirë, dhe për ne që nuk kemi profesion dhe jemi gra shtëpiake
na lehtësohet jeta. Edhe të ardhurat na duhen, sepse fëmijët rriten dhe kërkesat
po ashtu. Burri herë me punë dhe herë pa punë.
Leta tregon se ka patur edhe raste kur kanë punuar në të njëjtën
kohë mbi dyzet gra dhe vajza. Ccudisë sonë se në atë punishte të vogël nuk
dukej se kishte vend për të mbledhur 20 gra dhe jo më për të punuar 42, Leta i
përgjigjet se në ato ditë ‘aksioni’ gratë punojnë edhe jashtë në oborr. Kjo
ndodh kur porositë nga klinetët janë të mëdha dhe koha që u jepet për të dërzuar
porositë është e shkurtër.
Por, gratë janë të kënaqura. Sa më shumë porosi të ketë punishtja e Drandes, aq më shumë ditë pune për to dhe aq më shumë të ardhura.