Bujqësia është për gratë e forta, që kërkojnë t’u zgjatet dora për të qëndruar të pamposhtura
Miku më i mirë i një fermeri? Një dordolec. Nuk jam e sigurtë nëse ky “dordolec arush” i mbron këto të mbjella, ama shikimin dhe buzëqeshjen e rikthimit në kujtime e rrëmbeu menjëherë.
Kultivimi në serë, i ka krijuar mundësinë Rudinës që të prodhojë perime organike në një mjedis të kontrolluar, të cilat janë shumë të kërkuara në treg. Kështu ajo është në gjendje të sigurojë ushqim të shëndetshëm për familjen dhe të gjenerojë të ardhura gjatë gjithë vitit.