Media & PR

Motrat Bardhi, vajzat e Sava Tours


Sava Bardhit nuk i hiqet nga kujtesa momenti kur propozimit të ortakut për të dërguar çarter me turistë shqiptarë për në Turqi iu përgjigj ‘gabimisht’ me PO, ndërkohë që e vetmja përgjigje e logjikshme që i rrihte si çekan në mendje ishte: “JO! JO! JOOO!” 

Ishte viti 2002 dhe ishte i pari çarter me turistë që nisej nga Shqipëria. 

Në të vërtetë rrugëtimi i Jetës dhe Savës në fushën e turizmit nuk ishte thjesht dhe vetëm një moment, por punë dhe angazhim shtatë ditë në javë me mbi 14 orë në ditë, për muaj dhe vite të tëra.  

Jeta është truri i agjencisë turistike SavaTours. 28 vite më parë ajo u gjend në Turqi si studente, ndërkohë që filloi punë si agjente për turistët rus. E dashuruar pas gjuhëve të huaja, Jeta ishte një poliglote e vërtetë që në moshë tepër të re. Kjo i dha avantazh në fushën e turizmit. Edhe pse në Turqi punonte me turistë nga e gjithë bota, dëshira e saj e madhe ishte që t’u ofronte më të mirën veçanërisht turistëve shqiptarë. 

I kërkoi ndihmë të motrës, Savës, e cila u përfshi në fushën e turizmit me shumë frikëra dhe dilema. Në vitin 2003 motrat Bardhi themeluan Sava Tours. Në rrugën drejt suksesit u përballën me shumë sfida dhe me konkurrencë që jo gjithmonë ishte e ndershme dhe ia dolën.

Motrat Bardhi janë luftarake dhe përherë në kërkim të sfidave të reja. Shtatë vite më parë guxuan të hynin në tregun Kosovar.  E vështirë të çaje një treg tradicional, e vështirë por jo e pamundur. Sava Tours në Kosovë ngriti një model shërbimesh turistike që tani ndiqen edhe nga operatorët e tjerë.