“Harizi Atelier” nga Baldushku në Tiranë
Dy motrat Harizi ia dolën të themelojnë studion Harizi Atelier, duke bërë realitet ëndrrën e tyre. Vajzat e talentuara vijnë nga një komunë të vogël pranë Tiranës. Në Baldushkun e traditave dhe zakonave të pasura, motrat u rritën me frymën për të qenë të pavarura, për të ndjekur rrugën e tyre në realizimin e ëndrrave. Dhe, si rrallë e shohim të ndodh në zonat rurale, vajzat që në fillim kishin mbështetjen e babait të tyre, që i motivonte dhe i mbështeste në çdo vendimet për të realizuar ëndrrat e tyre. “Me shumë punë dhe përkushtim mund të arrini gjithçka”, na ka thënë gjithmonë babai, tregojnë vajzat. Enxhelina, motra e vogël, e frymëzuar nga motra e madhe Eneda, ndoqi shembullin e saj dhe vendosi të studionte po ashtu për Inxhinieri Tekstil dhe Modë, në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Gjatë periudhës së studimeve Eneda dhe Enxhelina morën pjesë aktivisht në sfilata, ekpozita dhe projekte të ndryshme të fokusuara tek moda. Në këto aktivitete që organizonte shkolla motrat Harizi shpërfaqën talentin e tyre ndërmjet produkteve të punuara me dorë, ku ndërthurej bukur teknikat tradicionale në produkte të stillit modern. Pas studimeve, Eneda dhe Enxhelina u shkëputën nga profesioni dhe dashuria e tyre për pak kohë, për t’u rikthyer sërisht më të frymëzuara, më kreative dhe me ide të reja. Në fillim hapnin në fshatin e tyre, në Baldushk ‘Harizi Atelier’ të mbështetura financiarisht nga vëllai. Me krijimet që ofronin Atelieri arriti të krijonte klientë të qendrueshme që ishte e kënaqur me shërbimin që ofron vajzat e ‘Harizi Atelier”. Krijuan veshje me porosi, korniza me qëndisje dhe aksesore flokësh të punuara me dorë. Këto ishin produktet më të kërkuara. Klientela e tyre është besnike dhe ndër to shquan Ambasadorja e Suedisë.
Pas 2 vitesh motrat vendosën të bëjnë hapin e radhës, në kërkim të një klientele më të gjerë. U zhvendosën nga Baldushku në Tiranë ku produktet handmade njihen dhe vlerësohen më shumë. Tashmë motrat e kanë zhvendosur atelienë në apartamentin e tyre dhe janë në kërkim të një ambienti në Tiranë, sa më pranë klientelës.
Produktetet që prodhojnë, motrat Harizi i tregëtojnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Menaxhimi i faqeve online dhe një Ëeb-i profesional kërkojnë kohë dhe aftësi të veçanta.
Eneda dhe Enxhelina tani po bëhen gati të hapin atelierin në Tiranë, që do të fokusohet në 3 linja: krijimin e veshjeve të frymëzuara nga tradita, produkte arredimi dhe aksesore handmade, si dhe fustane mbrëmjesh.
Rrugëtimi profesional i motrave Harizi ka qenë në zhvillim dhe rritje të vazhdueshme falë vullnetit dhe pasionit të tyre për të krijuar, që mbështet dhe përkrahet nga të gjithë anëtarët e familjes.