FUQIA TRANSFORMUESE E GRAVE SIPËRMARRËSE NË KRIJIMIN E NJË EKONOMIE MË TË MIRË, TË BALANCUAR DHE MË TË QËNDRUESHME
FUQIA TRANSFORMUESE
E GRAVE SIPËRMARRËSE NË KRIJIMIN E NJË EKONOMIE MË TË MIRË, TË BALANCUAR DHE MË
TË QËNDRUESHME
Statusi
aktual i grave sot është i ndërlikuar, ashtu si problemet, nevojat dhe rolet që
i janë caktuar asaj në shoqëri dhe që janë trashëguar. Në shoqërinë shqiptare gratë
luajnë më tepër role se burrat. Ato duhet të kontribuojnë për familjen nëpërmjet
punës së paguar jashtë shtëpisë dhe punës së papaguar në shtëpi, duhet të lindin
dhe të kujdesen për fëmijët, të kujdesen për anëtarët e moshuar dhe të pamundur
të familjes dhe, në të njëjtën kohë, të jenë aktivisht të angazhuara në shoqëri
dhe komunitet. Në zonat rurale, barra që u duhet të mbajnë gratë është edhe më
e rëndë për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mentalitetit tejet
patriarkal.
Gratë
dhe vajzat hasen me vështirësi për t’u interguar në tregun e punës, ku ndeshen
me diskriminimin gjinor dhe moshor. Gratë dhe vajzat shpesh punësohen në
pozicione të ulëta hierarkike, veccanërisht në sektorin privat. Ato hasin vështirësi
sociale dhe strukturore për të arritur postet vendimmarrëse, ku zakonisht ulen
burrat.
Barazia gjinore në çdo aspekt të
shoqërisë është një e drejtë themelore e njeriut dhe thelbësore që shoqëritë të
jenë të sigurta, të begata dhe të lulëzojnë. Megjithatë në mbarë botën, gratë
janë ende të paragjykuara, të përjashtuara dhe u mohohen të drejtat bazë të
njeriut. Pabarazia gjinore e rrënjosur thellë, stereotipet e dëmshme gjinore
dhe qëndrimet seksiste vazhdojnë kudo – dhe e gjithë kjo ndikon në suksesin e
grave sipërmarrëse.
Ekzistojnë disa faktorë shtesë, siç
është bashkërendimi i biznesit dhe përgjegjësive të shumta familjare apo
dominanca mashkullore e mjediseve të biznesit ndër vite, që e bëjnë
sipërmarrjen private një mundësi më pak praktike e tërheqëse për gratë sesa për
burrat. Krijimtaria femërore dhe potenciali sipërmarrës i grave janë një burim
i nënshfrytëzuar i rritjes ekonomike dhe i shtimit të vendeve të punës.
Gratë dhe vajzat janë kthyer në
gjeneruese të rritjes ekonomike në nivel ndërkombëtar. Arritja e diversitetit
gjinor në sipërmarrjen private është me rëndësi jetike për të përmirësuar
rezultatet e biznesit. Një studim i vitit 2019 kryer nga Cherie Blair Foundation
dhe Boston Consulting Group thekson se, nëse gratë do të kishin përfaqësim të
barabartë me burrat në sipërmarrje, PBB në rang global mund të rritej me 3-6%
duke ndihmuar rritjen e ekonomisë globale me 2,5-5 trilion dollarë.[1] Të
paktën 231 milionë gra drejtojnë biznese formale në vendet me të ardhura të
ulëta dhe të mesme dhe shumë më tepër sipërmarrëse drejtojnë biznese joformale
për të mbështetur familjet e tyre.
Nw
Shqipwri biznesi privat i drejtuar nga gratë apo vajzat është përgjithësisht i
përqendruar në qytetet e mëdha si Tirana, Lezha dhe Durrësi. Megjithatë, edhe
pse gratë në Shqipëri përbëjnë 50.1% të popullsisë, sipërmarrëset femra
përfaqësojnë 32.0% të të vetëpunësuarve dhe vetëm 25.4% të pronarëve /
administratorëve të ndërmarrjeve aktive në vend gjatë vitit 2019.[2] Nga
studime të ndryshme të kryera në vendin tonë është evidentuar se gratë
përballen me barriera ekonomike, sociale dhe ligjore për të krijuar dhe
drejtuar bizneset e tyre: Pabarazitë në arsim do të thotë se gratë dhe vajzat e
fillojnë jetën e tyre ekonomike në disavantazh, pa aftësi dhe njohuri
thelbësore.
Sipas Forumit Ekonomik Botëror dhe “Raportit të
Konkurrushmërisë Globale 2019”,[3] në
renditjen e përgjithshme Shqipëria zë vendin e 81 nga 141 vende nga gjithë
bota, me një indeks prej 57.6 pikësh. Shqipëria shënon një rënie prej 5 vendesh
ose 0.5 pikë më pak nga viti 2018. Disa nga shtyllat e vlerësimit si institucionet,
shëndetësia, aftësitë, tregu i produkteve, dinamika e biznesit dhe kapaciteti
për inovacion kanë rënie, të tjera janë përmirësuar si infrastruktura,
përshtatja e TIK, tregu i punës, sistemi financiar dhe madhësia e tregut.
Sipas studimit të KE-s rezulton se problemet kryesore që
kanë hasur ndërmarrjet e vogla e të mesme shqiptare, pra me më pak se 250
punonjës, gjatë periudhës prill-shtator 2019 janë pikërisht disponueshmëria e
stafit të specializuar ose menaxherëve me përvojë (18%), konkurrenca (16%),
gjetja e klientelës (12%) dhe legjislacioni (12%).
Problematikat e sipërmarrjes së grave
Shumë nga çështjet me të cilat përballen gratë
sipërmarrëse janë të njëjta me ato të çdo biznesi të ri (startup). Shumë
karakteristika të grave sipërmarrëse dhe të ndërmarrjeve të tyre ndryshojnë nga
ato të burrave, dhe për këtë arsye kërkojnë politika ndërhyrëse të veçanta si
nga pushteti qendror, ashtu edhe ai vendor. Këto janë të rëndësishme, jo vetëm
për arsye të barazisë gjinore, por sepse sipërmarrja private ka një efekt
pozitiv tek zhvillimi dhe rritja e vendeve të punës si në vendet e zhvilluara,
ashtu edhe në vendet në zhvillim. [4]
Faktorët që diferencojnë sipërmarrjen e grave janë
disa, si më poshtë:[5]
• Bizneset e udhëhequra nga gratë kanë tendencë të
përqendrohen në sektorë më pak tërheqës për investitorët. Bizneset e grave
zakonisht janë në sektorë si moda, shitja me pakicë, shërbime familjare, arsimi
dhe kujdesi shëndetësor.
• Gratë sipërmarrëse zakonisht fillojnë me më pak
kapital dhe më pak borxh të jashtëm sesa burrat dhe kanë më shumë të ngjarë të
marrin kredi personale ose të përdorin paratë e familjes. Mesatarisht, një e
treta e burrave të vetëpunësuar kanë edhe të punësuar të tjerë, ndërsa ky është
rasti vetëm për një të pestën e grave të vetëpunësuara. Cilado qoftë arsyeja,
bizneset e grave priren të jenë më të vogla sesa ato të burrave, si në aspektin
e numrit të punonjësve, ashtu edhe për sa i përket pranisë dhe vlerës së
pasurive ose aseteve fikse.
• Gratë fillojnë bizneset e tyre më vonë në jetë. Kjo ndodh
pjesërisht sepse gratë kanë tendencë të zgjedhin më shumë ekuilibrin midis punës
dhe jetës për shkak të përgjegjësive familjare. Edhe pasi ngrenë biznesin e
tyre, ato kanë tendencë të punojnë më pak pikërisht për të njëjtën arsye. Sipas
OECD-s, 22% e grave të vetëpunësuara punojnë më pak se 40 orë në javë
përkundrejt 10% e burrave të vetëpunësuar.
• Këto gra sipërmarrëse kanë tendencë të jenë të mirarsimuara.
Sipas OECD-s, mesatarisht në vendet e kësaj organizate, 33% e grave të
vetëpunësuara dhe 27% e burrave të vetëpunësuar kanë një diplomë të arsimit
terciar (diplomë universitare, ekuivalente ose më lartë).
Gratë përballen me më shumë vështirësi sesa burrat kur
krijojnë dhe drejtojnë një biznes, kryesisht në qasjen në financa, trajnime,
rrjetëzim (networking) dhe në balancën biznes – familje.[6]
Kur u kërkohet të identifikojnë pengesën më të madhe
për themelimin dhe rritjen e biznesit të tyre, gratë sipërmarrëse në të gjithë
botën përmendin pengesat për të patur akses në financim. Ky është një shqetësim
i zakonshëm për të gjithë sipërmarrësit, por siç vëren OECD-ja, gratë priren të
përballen me pengesa më të larta në këtë drejtim, përkundër fakteve që ato kanë
të dhëna më të mira të ripagimit të huasë sesa burrat. Qasja e pabarabartë në
financa prodhon rezultate të ndryshme. Këto pabarazi janë rezultat i
ndërveprimit kompleks të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë këtu mënyrën e
funksionimit të institucioneve financiare, normave shoqërore, mentalitetin
aktual dhe paragjykimet e (pa)vetëdijshme të investitorëve meshkuj që kanë
tendencë të investojnë tek bizneset e burrave, sikurse edhe duke përfshirë
nivelin e besimit dhe veprimeve të vetë grave. Kryesisht, si rezultat i normave
kulturore e shoqërore dhe praktikave të biznesit, financimi i kapitalit privat
përfshin përdorim të gjerë të ndërmjetësve. Nëse ndërmjetësuesit nuk sjellin
investitorë në bizneset e udhëhequra nga gratë, biznesi i udhëhequr nga gratë
do të mbetet i përjashtuar nga konsiderata e investitorëve potencialë. Kjo
është arsyeja pse rrjetet janë të rëndësishme, ndërkohë që nga ana tjetër,
gratë kanë tendencë të mos integrohen mjaftueshëm brenda rrjeteve të
investitorëve ku mbizotërojnë meshkujt.[7]
Fuqia kolektive e ardhshme e grave
sipërmarrëse mund të jetë transformuese në krijimin e një ekonomie globale më
të mirë, të balancuar dhe më të qëndrueshme. Por ne duhet të investojmë në to
për të realizuar këtë potencial që është përballë nesh. Ndikimi ekonomik i
suksesit sipërmarrës të grave do të jetë jo vetëm transformues, por edhe
rigjenerues, pasi ato investojnë përsëri në komunitetin e tyre lokal dhe në
ekosistemin sipërmarrës më gjerësisht.
Me ritmin aktual të progresit, do
të kalojnë edhe dy shekuj e gjysmë përpara se gratë të jenë ekonomikisht të
barabarta me burrat. Fuqizimi ekonomik i grave u jep grave zgjedhje të jetës.
Pavarësia financiare është thelbësore për lirinë dhe barazinë e grave – dhe
aftësia e grave për të
Sjellja
e individëve, qofshin këta të fundit gra apo burra, ndikohet në shkallë të
lartë nga politikat qendrore dhe vendore të një vendi ku roli i qeverisjes
vendore është shumë i rëndësishëm. Mungesa e institucioneve të tilla krijon
boshllëqe dhe një mungesë ekuilibri në segmente të ndryshme të popullatës, ku
më pak të mbrojtura nga ligji mbeten gratë dhe vajzat.
[1] https://cherieblairfoundation.org/app/uploads/2019/09/our-three-year-strategy-cherie-blair-foundation-for-ëomen.pdf
[2] INSTAT.
Burrat dhe gratë në Shqipëri 2020. Fq.20, 22, 78-79,
125
[3] ËEF. The Global
Competitiveness Report 2019. Fq. xiii, 46-49
[4] Ibid. Fq.10
[5] BIAC & Deloitte.
Putting all our ideas to work: Women and Entrepreneurship, 2015. Fq.10
[6] European Commission.
Entrepreneurship 2020 Action Plan: Reigniting the entrepreneurial spirit in
Europe. Fq.22
[7] BIAC & Deloitte.
Putting all our ideas to work: Women and Entrepreneurship, 2015. Fq.11-12