Njoftime

BAZAT E SIPËRMARRJES


Të gjitha sipërmarrjet, të vogla apo të mëdha qofshin, private apo publike, të orientuara nga fitimi ose jo, pavarësisht nga fusha ku e ushtrojnë aktivitetin e tyre, kanë një gjë të përbashkët: nevojën për t’u menaxhuar. Janë pikërisht menaxherët ata që, në procesin e punës, bashkojnë dhe koordinojnë këto burime të rralla për arritjen e objektivave organizativë; që pranojnë riskun e marrin vendime në një mjedis dinamik ku ndërthuren e ndikojnë një gamë e gjerë faktorësh ekonomikë, socialë e teknikë…