Media & PR

Rëndësia e financave bashkiake: raporti i ri tregon një rritje të lehtë gjatë vitit 2019


Një raport vjetor mbi financat vendore i prezantuar të premten tregon një forcim të kapaciteteve financiare të qeverisjes vendore krahas asaj qendrore, dhe gjithashtu tregon edhe pabarazitë midis 61 bashkive Përmes një webinar-i Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit – prezantoi Raportin e Financave Publike Vendore 2019 të financuar nga LëvizAlbania – një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Ambasadori zviceran Adrian Maître përshëndeti prezantimin dhe tha: ”Është inkurajues fakti që në këtë raport ka një rritje të autonomisë fiskale të bashkive gjatë 2019. Për këtë vit kemi dhe evidencë për një rritje të vazhdueshme të të ardhurave bashkiake nga transfertat e pakushtëzuara dhe nga taksat e veta. Përkundrejt vështirësive të shkaktuara nga tërmeti në fund të 2019, kjo rritje tek treguesit financiarë është një arritje jo e vogël”.