Njoftime

PANAIR ARTIZANATI!


Vendi: Korçë dhe Elbasan Panair 1-ditor artizanati me qëllim promovimi i punimeve artizanale dhe të traditës rome. Panairet do të organizohen në sheshet kryesore të qyteteve dhe në to do të ekspozohen në stenda shitjeje produkte prej kashte me modele të traditës dhe moderne, të prodhuara nga të rinjtë romë dhe egjiptianë në qytetet respektive. Në ditën e panairit do të prezantohet edhe një ekspozitë në të cilën prezantohet historiku i hershëm i punimit të kashtës në Shqipëri dhe roli i Komunitetit Rom dhe Egjiptian në ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj tradite.