Shërbime

Floria Marini


Floria do të jetonte, studionte dhe punonte larg vendit të vet për shumë vite, për t’u rikthyer më e rritur dhe me një bagazh të plotë njohurish dhe aftësish, e vendosur të realizonte ëndërrat e saj të kahershme. Studimet në Athinë dhe Londër dhe eksperienca në fushën e turizmit në këto dy vende të Bashkimit Evropian i ngjallën Florias dëshirën që vinte në atdhe dhe t’i kushtohej zhvillimit dhe promovimit të turizmit të vendit të saj të bukur. E ardhmja e Florias dhe familjes së saj të re do të ishte në Shqipëri, ashtu siç ajo ishte e bindur se e ardhmja e Shqipërisë do të ishte zhvillimi i turizmit. Kanë kaluar disa vite nga kthimi i Florias dhe gjërat nuk kanë qenë fort të lehta për të. U përball me probleme të shumta, që fillonin që nga mentaliteti, burokracitë e deri tek shkopinjtë nën rrota… Por Floria është këmbëngulëse dhe një grua e fortë. Dhjetë vjet pas kthimit në atdhe ajo ka hapur dy sipërmarrje në fushën e turizmit: Agjensinë Turistike ‘Alex Travel and Tours’ dhe ‘Qendrën Shqiptare të Trajnimit të Agjentëve të Udhëtimit’. Qendra e saj është e vetmja në Shqipëri që ofron trajnime për këtë kategori dhe kërkesat janë të shumta. Edhe pse ka vetëm dy vite që e ka hapur qendrën e formimit, Floria ka trajnuar dhjetra agjentë turistikë, të cilëve përveç njohurive dhe aftësive u ka përcjellë edhe dashurinë për turizmin. Disa nga ish-kursantët e saj sot kanë hapur agjensitë e tyre dhe Floria krenohet për këtë. Ajo vazhdon t’i asistojë në distancë dhe thotë se suksesi i tyre është edhe i saji. Nuk ndjehet aspak e xhelozuar që po e konkurrojnë. Si një biznesmene e vërtetë Floria beson se konkurrenca e fuqizon dhe e lulëzon tregun në çdo sector. Vitin e fundit, pasionit të madh të kryefamiljares Floria për të eksploruar pa u lodhur Shqipërinë turistike i është bashkuar edhe djali 8-vjeçar, Alex. Flora krenohet dhe lumturohet me të birin dhe në pasionin e tij sheh vazhdimësinë e asaj që po ngre çdo dite me aq mund dhe sakrifica.