Shërbime

New York Tirana Bagels


Ky është një biznes social i krijuar me iniciativën e një grupi individësh dhe aktivistësh vullnetarë të shoqërisë civile, të huaj dhe vendas, me qëllimin kryesor mbështetjen e grave dhe fëmijëve në nevojë. New York – Tirana Bagels u hap si biznes social në fillim të tetorit 2011. Shumë shpejt do të hapej dyqani me të njëjtin emër ku çdokush mund të shkonte për të shijuar produkte organike. Fitimet e biznesit shkojnë për të mbështetur grave dhe vajzat me probleme si dhe fëmijët vulnerabël në Shqipëri. Hapja e këtij biznesi social u bë i mundur falë mbështetjes të shumë donatorëve dhe organizative bamirëse, si edhe individëve privatë. Përveç mbështetjes financiare, shumë organizata dhe individë kanë dhënë bujarisht kohën dhe ekspertizën e tyre. Disa këshilltarë ndërkombëtarë dhe vullnetarë të Korpusit të Paqes kanë mbështetur projektin gjatë gjithë procesit. New York Bagels në Tiranë, përveç bagels ofron lloje të ndryshme sallatash, çokollatë Brownies, muffins, ëmbëlsira të ndryshme amerikane. Kjo sipërmarrje vazhdon të prezantojë rregullisht produkte të reja për klientët. Të gjitha prodhimet janë 100% natyrale, të përgatitura me dorë dhe vetëm nga përbërësit më të freskët në treg.