Media & PR

Një shkrimtare angleze në kërkim të gjurmëve të zejtarëve shqiptarë


Një rrugëtim në zejtarinë ballkanike i shkrimtares britanike. Si nisi ky rrugëtim? Përse zgjodhët pikërisht të shkruanit mbi traditën e filigranit në Shqipëri dhe Kosovë? Rrugëtimi im filloi kur burri im u kthye në Londër, pas disa jave pune në Kosovë ,më vitin 2001. Ai më solli si dhuratë nga Prizreni një varëse filigrani. U befasova me zejtarinë dhe u bëra kureshtare të dija më shumë për këtë profesion dhe zanafillat e varëses. Ky kuriozitete më solli jo vetëm në Kosovë – në minierën e Trepces dhe punishtet e Prizrenit, por edhe në Shqipëri, ku takova gratë që koleksionojnë produkte filigrani si dhe xhubleta. Isha tek Logu i Bjeshkës për të parë si vishen gratë me këto stoli dhe u vura në kërkim të zejtareve që kanë punuar në fabrika të filigranit në kohën e komunizmit dhe të atyre që ende vazhdojnë të punojnë me këto teknika.