Anëtarët

Mirilda Tili



Tashmë me mbi 10 vite eksperiencë si gazetare në terren, Mirilda është përballur jo vetëm me sfidat e prodhimit të lajmit, por edhe me moskuptime dhe keqkuptime që lindnin nga komunikimi i dobët, duke sjelin konflikte, që përfundojnë jo vetëm në redaksitë e lajmeve, por ndonjëherë edhe tek lexuesit apo shikuesit. Dikur i bënte përshtypje mungesa e vullnetit të njerëzve për të kuptuar njëri-tjetrin dhe paaftësia e tyre për të komunikuar ide, opinione apo qendrime. Bazuar në të gjitha eksperiencat e saj si gazetare, apo edhe si përfaqësuese e zyrës së shtypit për disa organizata ndërkombëtare, mendoi, vlerësoi dhe vendosi të sjellë në Shqipëri modelin dhe standartin japonez të komunikimit nëpërmjet ngritjes së kompanisë së parë shqiptaro – japoneze në Tiranë ‘Kobatake Communications’. Kompania u ngrit mbi bazat e kodit më të jashtëzakonshëm dhe më largpamës në komunikim, nëpërmjet të cilës japonezët arritën të ndërrojnë faqen e historisë, nga kombi që do të sundonte botën me luftë, në kombin që do të sundonte botën me teknologji. Ky është modeli mbi të cilin u ndërtua dhe funksionon edhe sot kompania ‘Kobatake Communications’, një kompani shërbimesh dhe konsulence, e cila ofron ndërtimin e strategjive të komunikimit për fushata të shkurtra dhe afatgjata; trajnime në fushën e komunikimit vertikal dhe horizontal; komunikimin publik dhe të folurën publike; ndërtimin e platformave digjitale, ndërtimin e ëebsite-ve, logove dhe brandimin. Mirilda është e bindur se të ofrosh cilësi japoneze në mes të Tiranës, me staf shqiptar dhe japonez, janë pikat e forta të ‘Kobatake Communications’.