Anëtarët

Gentiana Qendro



 Genta administron Zyrën e Avokatisë dhe të Ndërmjetësimit - GENTA. Prej 7 vitesh ajo po jeton ëndrrën për të qenë Avokate. Ka përfunduar studimet e Larta në Univeristetin e Tiranës në vitin 1994 për Farmaci dhe në vitin 2009 për Drejtësi. Ka punuar për gati 20 vite si Farmaciste e rrjetit të hapur në Tiranë. Nga viti 2014 ushtron profesionin e Avokatit dhe nga viti 2016 edhe atë të Ndërmjetësit Ligjor. Ka arritur t’i koordinoj shumë bukur të tria profesionet e saj. I ka ndërthurrur të tri profesionet në zyrën që drejton. Kur mbaroi studimet për drejtësi, ishte e para Farmaciste e diplomuar në Drejtësi dhe këtë u përpoq ta shfrytëzojë që në temën që zgjodhi për të konkurruar për studimet Doktorale. Në zyrën që drejton prej vitesh ofroj shërbime të cilat i ofrojnë edhe zyra të tjera, por në mënyrë të veçantë për çështje që kanë të bëjnë me profilin shëndetësor. Bashkëpunmi me Kompani të huaja Farmaceutike për të regjistruar Produkte mjekësore të cilat qarkullojnë në tregun Evropian dhe atë Amerikan, e mbajnë të lidhur me Farmacinë. Paralelisht Genta është lektore në Universitetin e Mjekësisë. Në vitin 2016 licensohet nga Ministria e Drejtësisë si Ndërmjetëse Ligjore dhe që nga viti 2018 është profilizuar si Ndërmjetëse Ligjore për çështjet Penale ku janë përfshirë të mitur si dhe për cështje të biznesit lidhur me procesin e Falimentit.