Anëtarët

Life on a boat



Genta Ahmeti është e para vajzë e përfshirë në ndërtimin e varkave në Shqipëri. Duket një profesion i veçantë dhe aspak i zakonshëm për një vajzë, por për Gentën, ky nuk është vetëm një pasion, por edhe një sipërmarrje fitimprurëse për familjen e saj.

E diplomuar në Inxhinierinë për Përpunimin e Drurit dhe e specializuar për ndërtimin e mjeteve detare prej druri, Genta ka mundësuar që biznesin familjar që merrej me prodhimin e mobilieve ta kthejë në një punishte për ndërtimin e varkave, duke u bërë e njohur në tregjet shqiptare dhe të huaja.

“Jeta në varkë” nisi si një ide biznesi para më shumë se 10 vitesh. Qëllimi ishte të lidhnim gjeneratat e reja me traditën dhe të sillnim më nga afër historinë e detit Adriatik dhe Jon. Me shumë pasion, dashuri dhe dedikim të plotë, në dy vitet e fundit kemi realizuar 7 modele të ndryshme të varkave tradicionale prej drurit dhe një motoskaf klasik. Shumë krenare për çfarë kemi arritur deri tani, ndërsa vazhdojmë të punojmë me shumë devotshmëri dhe pasion për të plotësuar projektin “Jeta në Varkëme krijimin e një muzeu interaktiv të detarisë dhe ofrimin e kurseve të trajnimit për fëmijë në sportin e veles.

Përmes muzeut të detarisë, Genta synon të prezantojë modelet e anijeve që kanë lundruar në Adriatik dhe në botë, sigurisht të punuara nga dora e saj.

‘’Do të ketë një gamë të gjerë të modeleve të prodhuara në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit, harta, pjesë të anijeve dhe varkave të vjetra, si edhe informacion historik”.