Anëtarët

EDUA



“EDUA” - dyqani i parë në Tiranë me produkte tërësisht shqiptare

EDUA është rrjeti më i ri në Shqipëri i dyqaneve me produkte tipike tradicionale: produkte bujqësore dhe artizanale, i cili synon të mbështesë dhe promovojë fermerët, artizanët dhe prodhuesit e tjerë shqiptarë.

Në Kalanë e Tiranës gjeni dyqanin “EDUA”, ku janë grupuar markat më të mira vendase, të cilat ofrojnë cilësi dhe garanci maksimale me produkte natyrale 100% shqiptare.

Nëpër raftet e dyqanit do të gjeni produkte ushqimore dhe bimë medicinale nga vise të ndryshme të Shqipërisë, që nga Veriu në Jug: Raki të llojeve e shijeve të ndryshme të prodhuar dhe ambalazhuar në Fabrikën e Pijeve Kukës, në Skrapar, glikot e Derviçanit, vaji i ullirit i Ndroqit dhe të Subashit, që përveç shijes fantastike ka edhe veti kurative, jufka dibrane, dhe shumë produkte të tjera tërësisht natyrale, që mbajnë vetëm emrin SHQIP.

Adresa: Rruga Kostandin Kristoforidhi 7, Tiranë

Email: info@edua.al

Kontakt: 069 579 1961

FB https://www.facebook.com/354270475135031/posts/a-one-stop-shop-in-tirana-only-at-edua-shopeatcome-and-visit-our-store/440878123140932/

IG https://www.instagram.com/edua.shop_tirana/