Anëtarët

Arbjola Xhezairi



Beauty Desserts është një brand artizan produktesh kozmetike i krijuar nga zero nga një vajzë vetëm 25 vjeç (tashmë 29 vjeç). Prej katër vitesh Arbjola Xhezairi i është përkushtuar me profesionalizëm dhe shumë pasion sipërmarrjes së saj, duke përgatitur produkte të ndryshme kozmetike për lëkurën dhe flokët.
Produktet janë 100% bio të prodhuara artizanalisht në bazë të tipologjisë së lëkurës apo flokut.

Në kaq vite ajo është bërë pjesë e panaireve artizane dhe pak nga pak e ka ngritur biznesin e saj duke punuar fort dhe me korrektesë. Produktet që përgatit janë produkte organike dhe japin rezultate te cilat plot klientë te saj mund t’ua garantojnë. Arbjola për çdo porosi që merr kujdeset që ta personalizojë sipas problematikes apo kërkesës së klientëve.
Disa nga produktet janë:
• Shampo bimore për kurimin e flokut sipas problematikes.
• Serume bimore për flokët për rritje dhe rigjenerim.
• Serume bimore për flokët për ndalimin e rënies së flokut.
• Krem trupi anti celulit.
• Scrub trupi anti celulit.
• Krem dite anti rrudhe me spf, sipas llojit të lëkurës.
• Krem kurativ nate antirrudhe.
• Krem anti akne.
• Krem për ekzemë, psoriazë.
• Krem për rosacea.
• Krem për njolla.
• Serume anti -akne.
• Serum për zonën e syve.
• Krem për hemorroide.
• Krem për strija.
• Krem për gjoksin gjate ushqyerjes me gji.
• Krem trupi hidratues.
• Krem trupi anti-alergjik.
• Kripra detox.
• Vajra plazhi për nxirje.
• Krem plazhi me spf.
• Vajra bio.

Produktet mund t’i gjeni në faqen në Instagram: bio_cosmetics_beauty_desserts
Kontakt: 0699835647