Anëtarët

Adelina Theodhori



Adelina sot është fytyra dhe zëri i artizanatit në Berat. Vite më parë, si vëzhguese e mirë, Adelina vërente se rritja e numrit të turistëve në qytetin e UNESCO-s nuk po ndikonte në përmirësimin e jetesës së bashkëqytetarëve të saj. Mjeshtrat duarartë beratas, punimet e të cilëve dikur ishin me emer në të gjithë Evropën, tani ishin në kushtet e mbijetesës.

Adelina kuptoi që artizanati ishte jo vetëm një vlerë turistike për qytetin, por edhe një mundësi e mirë për punësim, ndaj ndërmorri inisiativën që të ngrejë një qendër artizanati në Berat, ku të përfshiheshin të gjitha zejet dhe të gjithë artizanët. Trokiti në shumë dyer për të kërkuar mbështetje, por u përball me indiferentizëm dhe përplasje dyersh. Por nuk u dorëzua.

Sot Qendra e Artizanatit “Margarita” ne Berat është e njohur kudo. Punimet artizanale të mjeshtrave beratas i gjen në çdo panair artizanati brenda dhe jashtë vendit. Historitë e artizanëve të Qendrës dhe të zejeve të lashta trajtohen në kronika të tëra në të gjitha mediat kombëtare. Qendra punon edhe për përgatitjen e brezit të ri të artizanëve që do të trashëgojnë dhe çojnë përparë traditën e të parëve. Adelina është truri dhe motori që e vë në lëvizje gjithçka.

Profesioni: Mjeshtre artizane, administratore Qendra e Artizanatit ‘Margarita’

Ofron: Produkte artizanale të punuara në gur, dru, thupër, tekstil, etj. nga mjeshtrat beratas.

Eksperiencë: 8 vite

Adresa: Qendra e Artizanatit “Margarita”, Pallati i Kulturës “Margarita Tutulani”, Berat

Kontakt: cel. +355695130053

e-mail: adelinatheodhori@hotmail.com