Anëtarët

Hate Ora



Hate Ora nuk e kishte menduar se jeta e saj do të ishte vega (tezgjahu) dhe endja e qilimave dhe sixhadeve. Ëndërronte të vazhdonte arsimin e lartë, sepse ishte nxënëse e shkëlqyer dhe e donte shumë shkollën. Por, ishte koha kur në Shqipëri të ardhmen nuk ta përcaktonte pasioni dhe aftësia, por biografia. Në vend të shkollës, i ofruan vendin e punëtores në Ndërmarrjen Artistike të Kukësit. Shumë shpejt u bë mjeshtre. Hate, jo vetëm endte shpejt dhe saktë, por arrinte të lexonte dhe zbërthente edhe modelin më të vështirë për shoqet e saj. Pas ndryshimit të sistemit, në fillim të viteve ’90, Ndërmarrja Artistike u mbyll. Por Hate nuk e braktisi profesionin. Hapi punishten e endjes së sixhadeve në qendër të Kuksit. Qilimat dhe sixhadet e prodhuara në punishten e Hates, ofrojnë modele unike, lëndë të parë natyrale dhe cilësi maksimale. Tashmë Hate ia ka përcjellë profesionin jo vetëm vazës së saj, por edhe shumë vajzave dhe grave kuksiane. Qilimat dhe sixhadet e punuara në punishten e Hates sot zbukurojnë dhe ngrohin banesat e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e më tej. Punime Artizanale Ora Adresa: Godina ngjitur me ish-Universitetin, Lagjja 1, Kukës Profesioni: Artizane Eksperiencë: 50 vite Ofron: Qilima dhe sixhade të modeleve, ngjyrave, permasave dhe formave te ndryshme. Kontakt: 0685211088